Gazetari Driton Latifi analizon paraqitjen e Kosovës ndaj Greqisë

06 qershor 2022 | 12:29

Gazetari më përvojë të madhe në Kosovë, Driton Latifi nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” i ka bërë një analizë paraqitjes së Përfaqësues së Kosovës në futboll në ndeshjen ndaj Greqisë.

“Dardanët” pësuan humbje me rezultat 0-1, por Latifi ka thënë se në një ndeshje me kombëtare teknike si ajo e Greqisë nuk duhet të vendosen Fazliji e Loshaj, para Dresheviqit e Berishës në mesfushë. Ai gjithashtu ka qenë edhe kundër ndërrimit të pozitës së Arbër Zenelit,  i cili është rikthye në përfaqësuesen e Kosovës pas një kohë të gjatë.

“Si asnjëherë me potencialin e plotë sulmues para nuk morëm asnjë rezultat! Mungesat – duhej kompensuar pse jo edhe me lojtar të ri, të ftohen jo vetëm me grupin e njëjtë”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë i Latifit:

Vlerësimet për lojtarët dhe lojën…

Muriçi ishte stabil, të goli edhe nuk mund të fajësohet, shpëtoi ekipin se paku edhe në tri raste. Dalja e tij ishte e imponuar për të ndal një super rast për gol, arbitri mund ta amnistonte me të verdhë, sepse prekja e topit jashtë zonës nuk ishte e qëllimshme.

Kastrati dukej me i qetë se në lojën me Qipron, mbetet zgjedhje e detyruar, ndonëse duhet vlerësuar angazhimin e tij.

Rrahmani lider i mbrojtjes dhe shtyllë e ekipit, iu desh te kompensonte mungesat e mbrojtjes, në disa raste reagoi i frustruar që gjë i kushtoi me të verdhë.

Kryeziu lojtar në rritje, po plotëson një pozicion të rëndësishme për ekipin, jo rrallë herë iu deshtë të zhvendosej edhe në krahun e majtë.

Aliti zgjedhja e dytë e detyruar nga mungesat, dalja e tij me shumë para, krijoi hapsirë mbrapa, u pa nervozizëm që nga fillimi i lojës të ai, kartoni i dytë i verdhë i përshpejtuar nga arbitri.

Fazliji ndonëse më shumë ka gjetur vetën në lojë para mbrojtjes, nuk kishte saktesinë e duhur në pasimet e shkurta, loja e tij kërkon me shumë siguri dhe imagjinatë.

Loshaj përkunder se vrapoi shumë dhe ishte në përkrahje të mësfushës, nuk kishte qëtesinë e duhur në lojë, duhet me shumë eksperience për të dhe sigurisht ngritje drejt një kampionati më të rëndësishëm.

Rashica për dallim nga ndeshja me Qipron ishte me kërkues para, por kjo nuk mjaftoi, më shumë iniciativa individuale do ta bënin lojën e ekipit me të rrezikshëm.

Zeneli në një rol të ri, nuk kishte tajningun e duhur, besoj se duhej dhënë shansin deri në fund dhe jo zëvendësuar, aq me tepër që do të mund të zhvendosej në krah.

Zhegrova i duplifikuar në markim, për ato iniciativa që kishte u tregua i rrezikshëm, mbetet arma kryesor e ekipit para, në defanzive nuk merr shumë përgjegjësi.

Muriqi nuk ishte në nivelin që e kemi parë, me mungesa koordinimi edhe për vlerat e vërteta që ka, shpresoj të mos jetë ndikuar nga e ardhmja e tij në klub, sepse në kombëtare nipakti i tij kurrë s’ka munguar.

Formacioni – në një ndeshje me kombëtare teknike si ajo e Greqisë nuk vendosen Fazliji e Loshaj, para Dresheviq e Berishës. Nuk i ndërrohet pozita Zenelit aq me tepër kur ishte në kthim të ekipi pas sa kohesh. Ekipi ka nevojë për komunikim e koordinim, jo frustrime të panevojshme.

Si asnjëherë me potencialin e plotë sulmues para nuk morëm asnjë rezultat!

Mungesat – duhej kompensuar pse jo edhe me lojtar të ri të ftohen jo vetëm me grupin e njëjtë.

Kombëtarja – është një projekt maratonik i pafund, si i kemi përkrahur e stervlerësuar, lojtarët duhet edhe kritikuar jo të imunizohen nga kjo. Disa kanë dhënë maksimumin dhe duhet falënderuar sepse ky është projekt që nuk ndalet askush nuk mund të paraqitet me meritokraci apo pse dikur ka shndrit.

A jemi ambicioz? Po shumë, edhe duhet me qenë. Jemi kombëtare e vogël me resurse të limituara, por edhe me lojtar që kanë ditur t’i japin shumë fantazi lojës e suksesit.

Një humbje me angazhim të plotë askush nuk e diskuton, edhe kur jemi me poshtë se kundërshtari askush nuk është iluzionist, por të pësosh nga gabimet e tua, çfarëdo çofshin normal se dhemb më shumë se çka do tjetër.

Në takimin me Irlandën e veriut, fillojmë me shumë mungesa, nuk është ky ekip për tu nënçmuar renditet me lartë se Greqia në rangliste, ka lojtar të stilit britanik të futbollit dhe një përshtatje të eksperiencës e talentit.

Një reshtim i ri, kompensime te skuqurve, koordinim i duhur janë sfidat për lojën e ardhshme, a do ti arrijmë? Fjalën e ka Giresse dhe lojtarët…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se nuk kanë…