Gazetari Mehmetaj: Hetuesi i aferave korruptive të Pecit përfitoi 60 mijë Euro grant nga Ministria e tij

07 maj 2025 | 20:36

Gazetari Lirim Mehmetaj po pretendon se një hetues policor i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, i cili ishte duke hetuar disa raste ku dyshohet se ishte përfshirë ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është përfshirë në një aferë korruptive.

Sipas Mehmetajt, zyrtari policor Rrahman Përçuku, ka përfituar një grant me vlerë 60 mijë euro nga ministria e Bujqësisë, në emër të bashkëshortes së tij.

“Hetuesi që ka pas me hetu Faton Pecin te krimet ekonomike për aferën e fundit, por edhe aferat e tjera përfshirë këtë për funksionalizimin e fabrikës për grumbullimit të nënprodukteve shtazore ka dalë që është përfitues i subvencioneve nga Faton Peci.”, pretendon Mehmetaj.

Në një video ai tregon listën e përfituesve të granteve, ku si e katërta në listën e përfituesve del Halime Përçuku BI me projektin :Investime në turizmin rural-Bujtina”.

“Zonja që e ka përfitu grantin është bashkëshortja e Rrahman Përçukut i cili supozohet mi hetu aferat korruptive të Faton Pecit. Tash veç diçka duhet me mendu. Paramendojeni dikë që nuk e ka qasjen në informacion që e kam unë edhe kish shku si pa të keq në hetuesi me paraqit rastet korruptive të Faton Pecit. Cka ndodhë aty? Edhe në momentin që zyrtari largohet prej hetuesisë ky e thërret Faton Pecit edhe i thotë qiky erdh. Edhe ndodhë shantazhi atje. “, thotë Mehmetaj.

Ai thotë se kur u intervistua në Polici, hetuesi qasjen e kishte në mbrojtje të ministrit Peci.

“Ju bejke avokat. Bile disa herë i thashë pse po e mbron? Ose dojke me ndërhy në deklarim temin. Për më tepër unë jam largu prej aty, pas dy ditëve ka dalë Faton Peci dhe ka thënë: Trego çka ke deklaru në Polici.”, thotë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër në…