
Gazetari Pireva, FFK-së: A ka ndonjë deklaratë për këtë tragji-komedi
Gazetari sportiv në Kosovë, Shkumbin Pireva nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka reaguar për humbjen e Kosovës në ndeshjen e fundit nga Maqedonia e Veriut (1-2), por edhe për katër humbjet e tjera në gjashtë ndeshjet e fundit.
“A ka ndonjë fjalë a ndonjë deklaratë nga FFK-ja për këtë tragji-komedi të Përfaqësueses së Kosovës dhe a duhet me marrë përgjegjësi dikush tjetër përveç përzgjedhësit Bernard Challandes”, ka shkruar Pireva.
Postimi i plotë i Pirevës pa ndërhyrje:
A ka naj fjalë a naj deklaratë nga FFK për këtë tragji-komedi të Përfaqësueses së Kosovës dhe a duhet me marrë përgjegjësi dikush tjetër përveç përzgjedhësit Bernard Challandes (përgjegjësi vetëm me fjalë jo vepra) për ndodhitë dhe rezultatet e fundit të Kosovës?
A duhen edhe dy a tri parë kualifikime për mu bo ekip dhe federatë serioze a pse gjithë ky maskarallëk amatorësh?
Apo, ndoshta dikujt po i konvenon kjo situatë dhe këto rezultate, ndërsa rehatia e tyre në poste të ‘përjetshme’ nuk po cenohet!
Dilni e folni diçka se për disa fitore në Ligën D na patet lodh tu i marr meritat e nuk u durojshi në secilin medium, secilën ditë.
Dilni e tregoni pse nuk erdhën Milot Rashica, Vedat Muriqi e Samir Ujkani, pse nuk u ftua Bernard Berisha e pse nuk shkarkohet përzgjedhësi bashkë me trajnerët e bashkëpunëtorët?
Qytetarët e Kosovës dhe tifozët e futbollit në veçanti duan t’i dinë rezultatet e dështimit të Kosovës (në organizim e rezultate) në vitin e fundit veçanërisht, ku nga gjashtë ndeshje kemi 5 humbje dhe 1 barazim.