Nesër pensionohet Lladrovci, ‘Nikli’ fton tifozët ta nderojnë ikonën e klubit

16 maj 2025 | 16:25

Feronikeli ka ftuar tifozët e skuadrës të shtunën të mblidhen në numër të madh për një arsye të madhe.

Skuadra nga Drenasi luan ndeshjen e fundit të këtij sezoni, përballë Prishtinës, që do të jetë edhe e fundit për klubin në Superligë, pasi skuadra pati rezultate të dobëta në këtë edicion dhe u përshëndet nga liga elite javë më parë.

Përshëndetje nga klubi dhe futbolli aktiv do të ofrojë edhe kapiteni aktual i skuadrës Lapidar Lladrovci, i cili të shtunën zhvillon ndeshjen e fundit me klubin nga Drenasi.

“Nesër Të shtunën, në stadiumin tonë, na pret një ndeshje që ka për të mbetur gjatë në kujtesën tonë. Jo vetëm që është ndeshja e fundit si vendas për këtë sezon, por edhe momenti i fundit në shtëpi për një prej figurave më të mëdha të historisë së klubit tonë – kapitenin Lapidar Lladrovci. Lapidari nuk largohet vetëm si kapiten, por si KAMPION ABSOLUT. Ai është një prej ikonave të klubit që i ka fituar të gjitha trofetë me fanellën e Feronikelit – tituj kampioni, kupa e superkupa – gjithmonë me përkushtim, lidership dhe shpirt luftarak”, ka shkruar klubi në Facebook, duke ftuar tifozët ta nderojnë njërën nga figurat qendrore të klubit në vitet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman…