Gazetari shqiptar: Në Pekin duket sikur njerëzit e kanë hedhur pas krahëve koronavirusin

09 prill 2020 | 13:44

Gazetari shqiptar, Edison Myrteza, i cili jeton dhe vepron në Pekin të Kinës, ka treguar se cila është gjendja e këtij vendi pas një përballje të zorshme me koronavirusin.

Në rubrikën “Sytë 7” në “Klan Kosova”, ai ka thënë se në Pekin (qytetin ku jeton), tashmë ka filluar një jetë pranverore dhe duket sikur njerëzit e kanë hedhur pas krahëve pandeminë.

“Nuk është se në Pekin ka pasur ndonjë gjë të vështirë, thjeshtë kanë filluar të hapen të gjitha qendrat tregtare, dyqanet, restorantet dhe njerëzit kanë dalë në rrugë”.

“Kësaj i shtohet edhe koha shumë e bukur. Pekini është në një kohë pranvere dhe duket se njerëzit e kanë hedhur pas krahëve koronavirusin”.

“Dita e djeshme (8 prill, 2020) ka qenë e veçante për të gjithë Kinën sepse kjo ka qenë dita kur qyteti Wuhan i ka hapur dyert pas një izolimi prej 76 ditësh”.

“Pekini për momentin është shumë mirë dhe nuk ka asgjë negative, nuk kemi asnjë rast të regjistruar për momentin me infektim”, ka thënë ai.

Pavarësisht kësaj, ai ka shtuar se nuk mund të thuhet se është zhdukur krejtësisht Covid-19 sepse Qeveria është duke e vëzhguar ecurinë e gjërave.

“Wuhani do të jetë një qytet testimi ku mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat. Nuk mund të themi se gjithçka ka përfunduar sepse ende në spitalet e Wuhanit janë gati 1 095 persona që vazhdojnë të trajtohet si dhe 181 që janë në gjendje kritike për jetën”, ka thënë Myrteza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basrie MURATI- SAKIRI Një ditë, e cila fillon, si të…