Gazetarja e RTK-së, Kurtit: Ju paguheni për mospunë, unë me kimioterapi punoj dhe s’paguhem

15 gusht 2025 | 15:37

Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës, Nep T. Krasniqi, e cila ka vite që përballet me sëmundjen e kancerit, në llogarinë e vet në “Facebook” ka shprehur pakënaqësinë e vet ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ajo ka bërë me dije se për gjashtë muaj trajtim me kimioterapi punën nuk e ka ndërprerë për asnjë çast, pos në ditën e kimioterapisë.

Reagimi i saj i plotë, pa ndërhyrje:

“Kryeministër,

Për 6 muaj trajtim me kimioterapi, punën nuk e kam ndërprerë për asnjë moment, pos në ditën e kimios!

Po gjatë kësaj periudhe, Ju nuk keni arritur të bëni asnjë nga punët me të cilat obligoheni, pasi keni fituar votën e qytetarëve!

Nëse raporti mujor i punës më del me +300 lajme të prodhuara në gjendjen që jam, ndërsa i juaji ka ngelur në vend numero, atëherë si ka mundësi që ju vazhdoni të paguheni për mos-punë, ndërsa unë e kolegët e mi NUK paguhemi, edhepse  punojmë?!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-luftëtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, që para disa ditësh u…