Gazmend Muhaxheri: Vetura u gjet në fshatin Drelaj

01 mars 2021 | 11:33

Vetura zyrtare të cilën i dyshuari Valon Loxha, e mori nga Komuna e Pejës, është gjetur në fshatin Drelaj.

Lajmin e bërë me dije kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në një prononcim për “Klan Kosovën”.

“Policia lajmëroi se vetura është gjetur në fshatin Drelaj, dhe më treguan se një person është i ndaluar”, ka thënë Muhaxheri.

Vetura u mor mbrëmjen e vonë të së dielës, dhe për kthimin e saj në komunën së cilës dhe i takon, ka disa procedura nëpër të cilat duhet kaluar, deklaroi mes tjerash i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar një person, mbi dyshimet se ka marrë së fundit pa leje, veturën zyrtare të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Bytyqi është…