Gecaj i LDK-së nuk mohon një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen

08 prill 2019 | 21:45

Bajram Gecaj, që sa ishte zëvendësministër në Qeverinë Mustafa, ka pasur përvoja të hidhura me protestat e Vetëvendosjes, ka thënë se është normale përafrimi i tanishëm i LDK-së me partinë e Albin Kurtit.

Zyrtari i LDK’së, Bajram Gecaj, ka thënë se Vetëvendosje dhe partia e tij deri më tani nuk kanë pasur një bisedë serioze për koalicion parazgjedhor.

“Ne nuk kemi hyrë në biseda serioze. Ne kemi pasur takime, por jo diçka më të thellë”, ka thënë Gecaj.

Gecaj ka thënë në emisionin “Pressing” të “T7” se koalicioni parazgjedhor nuk është një opsion i përjashtuar, por që LDK-ja nuk ka pasur përvojë të mirë në zgjedhjet e fundit, kur në listën e kësaj partie i ishte bashkuar AKR-ja e Behgjet Pacollit.

“Kemi pasur përvojë të keqe me bashkëimin me partitë para zgjedhjeve. Është një disponim i përgjithshëm që të hyjmë si parti të vetëm në zgjedhje, megjithatë nuk e përjashtojë një mundësi të tillë”, ka thënë Gecaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje po synon që edhe një herë…