Geci falënderon nënkolonelin Hnrik Krogh për kontributin e dhënë për FSK-në

06 gusht 2019 | 13:57

Zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore (KFT ), gjeneral brigade Xhevahir Geci, ka pritur sot në takim lamtumirës ushtruesin e detyrës së shefit të këshilltarëve të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), nënkolonel Hnrik Krogh.

Me këtë rast, gjeneral Geci e ka falënderuar nënkolonelin Krogh për bashkëpunimin e deritanishëm, angazhimin dhe mbështetjen e tij të pakursyer, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për FSK-në gjatë periudhës së shërbimit të tij në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba vazhdon të jetë mjaftë…