Geci të largohet nga Grupi Parlamentar i LV-së, të dënohet gjuha e tij!
21 prill 2026
| 22:23
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LV-së, Fatos Geci, i cili tha se se fati i Hashim Thaçit në Hagë dubet të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit.
Sipas Ismailit, partia në pushtet duhet të kërkojë menjëherë dorëheqjen e deputetit nga pozita e tij dhe njëkohësisht të dënojë gjuhën e përdorur në seancën e sotme kundrejt Hashim Thaçi.
“Lëvizja Vetëvendosje duhet urgjentisht të kërkojë nga deputeti Geci që të japë dorëheqje nga pozita e deputetit, dhe të dënojë gjuhën që ka përdorur ai sot në Kuvend kundrejt Presidentit Thaçi!”, ka shkruar Ismaili në ‘Facebook’.



