Genc Nuza, gjyqtar kryesor në finalen Ferizaj – Dukagjini

20 maj 2026 | 16:43

Një ditë para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në futboll, janë caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën ka bërë me dije emrat e zyrtarëve të finales ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes dhe do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa Bardh Ajeti është gjyqtari i katërt.

Në VAR është caktuar Burim Jahmurataj, ndërsa ndihës i tij apo në AVAR, do të jetë Besnik Morina.

Finalja ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit, do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Po ashtu, biletat për këtë finale kanë dalë në shitje të martën, ka bërë të ditur FFK-ja.

Si Ferizaj ashtu edhe Dukagjini po e kërkojnë triumfin e parë në Kupën e Kosovës, ndërsa skuadra fituese do ta sigurojë daljen në garat e UEFA-s për sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se…