Genc Prelvukaj shtyn publikimin e këngës së re: Duhet të jemi të gjithë në mbështetje të UÇK-së

05 nëntor 2020 | 14:20

Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, sot do të publikonte këngën e re të titulluar “Mungon”.

Megjithatë, ai së fundmi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka shtyrë këngën për disa ditë për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur ditën e sotme në Kosovë.

Ndërkohë që i është konfirmuar aktakuza kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçit. Postimi i plotë i Prelvukajt.

Njoftim;

Kënga ‘Mungon’ e planifikuar të publikohet sot në orën 12:00, pas zhvillimeve të sotme në Kosovë shtyhet për disa ditë.

Sot duhet të jemi të gjithë në mbështetje të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim.

Ditën e sotme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje meqë Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj tij, teksa sipas Kushtetutës së Kosovës, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do ta ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini ka vlerësuar se  mungesa e qartësisë pas zgjedhjeve presidenciale…