Gent Cakaj publikon fotografi të Thaçit e Veselit: Me çlirimtarët!

29 qershor 2020 | 23:00

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është duke qëndruar në Kosovë, i shoqëruar nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Gjatë ditës së sotme, Rama dhe Cakaj, kanë zhvilluar takime të rëndësishme me krerë të lartë institucionalë, përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi e liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Kurse, Cakaj, në faqen zyrtare të tij “Facebook”, ka publikuar një fotografi të Thaçit e Veselit, derisa shkruan “Me Çlirimtarët”.

Kjo fotografi vjen menjëherë pas adresimit të presidentit Thaçi për qytetarët, i cili tha që s’do të jep dorëheqje derisa të konfirmohet aktakuza e Speciales ndaj tij. Madje ai tha se i vetmi ligj që ka shkelur ka qenë ai ndaj Millosheviqit.

#meçlirimtarët ????

Publiée par Gent Cakaj sur Lundi 29 juin 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…