Haradinaj: Edi Rama më ka paditur në gjykatë, nuk ka logjikë të takohemi

29 qershor 2020 | 22:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe për vizitën e Ramës në Kosovë.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është shprehur një interesim për takim me Edi Ramën por vet ish-kryeministri ka refuzuar.

Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha Haradinaj.

Haradinja thotë se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës Nevenka Tromp, e cila ka…