Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës flet për aktakuzën ndaj Thaçit e Veselit (Video)

29 qershor 2020 | 22:18

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës Nevenka Tromp, e cila ka punuar në rastet Millosheviq dhe Mlladiq ka folur ekskluzivisht për Klan Kosovën.

Ajo procedurën e publikimit të aktakuzës nga Specialja e quan të pazakontë, dhe me prapavijë politike.

”Ajo që është e rëndësishme për mua është se kjo deklaratë e shkurtër emërton një kryetar shteti dhe ka implikime të mëdha për politikën dhe të ardhmen e gjykatës”.

”Gjëja e dytë është se ata në thelb thonë se ne jemi në një mënyrë kaq të mirë duke bërë punën tonë, dëgjoni këta dy emra”.

“Kjo është absolutisht e paqartë nga Zyra e Kryeprokurorit sepse e shoh më shumë si mbulesë në çështjen se si gjyqtari i procedurës paraprake nuk e aprovon aktakuzën”, thotë ajo./KlanKosova

https://youtu.be/QMiHlVKYGHI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdes një person në QKUK nga Komuna e Malishevës, ndërsa…