George Clooney, aktori më i paguar

17 korrik 2018 | 10:50

George Clooney ka fituar para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe, pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.

Revista “Forbes” ka vlerësuar se ylli amerikan, ka fituar 239 milionë dollarë, fitime pa taksa, në periudhën nga 1 qershori 2017.

Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të “Forbes” për celebritët më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayweather.

E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse.

Grupi muzikor “U2” përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona të cilët kanë…