Gerrardi sqaron situatën e Grezdës
Rangers ka vendosur të gjobisë dhe do të përpiqet ta huazojë Eros Grezda pas incidentit, ai ka pështyrë kundërshtarin gjatë një ndeshje me të rinjtë.
Bosi i Rangers, Steven Gerrard, ka zbuluar se kanë marr ofertë nga një klub për ta marrë lojtarin në formë huazimi, por nuk ka treguar emrin dhe me shumë mundësi do të pranojnë ofertën.
Grezda tashmë ka kërkuar falje, por duket se është vonë për këtë.
“Kemi pasur një ofertë huazimi për Grezda në ditët e fundit”, ka thënë Gerrard. “Bordi aktualisht po e shqyrton atë”.
“Ndaj tij janë marrë masa disiplinore dhe jam i sigurt se do të marrë një letër nga klubi shumë shpejt”, shtoi Gerrard.
“Unë i kam thënë ballë për ballë atë që duam të bëjmë rreth kësaj. Klubi tani i ka shkruar dhe më pas i takon atij nëse e pranon apo jo”.
“Ne patëm një bisedë private dhe i thashë atë që mendoja për incidentin. Ai tregoi anën e tij dhe unë e njoftova se klubi kishte vendosur ta ndëshkonte, për sa i përket anës financiare”.
“Tani varet nga ai. Ai ka një vendim për të marrë kur të arrijë letra. Unë nuk kam thënë se ai nuk do të luajë më kurrë për klubin, por ai do të ndëshkohet”.