Gërvalla e njofton, Kurti jep informacionin: Janë liruar të gjithë policët, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq

18 prill 2024 | 11:54

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar nga mbledhja e Qeverisë se janë liruar katër nga pesë zyrtarët policorë që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë. Ai ka thënë se ata janë liruar dhe se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar të cilët I përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit  të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq. Pra zëvendësdrejtori policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.

Përveç Jankoviqit, dje u ndaluar edhe zyrtarët Sinisha Miliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi.

Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar në mes të Serbisë dhe Kroacisë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, të enjten në mbledhjen e qeverisë, ka…