Gërvalla i drejtohet LDK-së: Ejani t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

19 nëntor 2025 | 12:30

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje/Guxo, Donika Gërvalla nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u bërë thirrje deputetëve të LDK-së t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Duke pasur pritje shumë të vogla për PDK-në, LDK-në dhe aspak pritje për Listën Serbe, kam një lutje për LDK-në. Duke e njohur përkushtimin dhe votimin e votuesve tuaj, ju ftoj publikisht që, si parti, të mos rreshtoheni me ata që nuk i respektojnë institucionet, që bllokojnë buxhetin, pagat dhe të ardhmen e këtij vendi. Ju bëj apel sot, ndërsa e keni mundësinë, të punojmë edhe në një orë më të vonshme dhe t’i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka thënë Gërvalla.

Kujtojmë se LDK-ja nuk është duke marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për themelimin e komisioneve parlamentare, votimin e buxhetit të shtetit për vitin 2026 dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka…