Gruda përplaset me Muratin: As punën si ekonomist s’e ke bërë mirë

19 nëntor 2025 | 12:09

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është përplasur me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati gjatë seancës për buxhetin.

Ishte Murati ai që i ka thënë Grudës se është e pavërtetë ajo që ka deklaruar ky i fundit se “nuk mund të mbahet seancë pa u votuar qeveria”.

“Po ia rikujtoi atij që kjo nuk qëndron dhe askush nuk është e shkruar”, ka thënë Murati.

Pas kësaj, Gruda ka dalë sërish në foltore dhe tha se “fakti që LV-ja ka zgjedhur që çështjet juridike t’i mbrojë përmes Muratit, tregon sa seriozisht e keni marrë kushtetutën dhe ligjin”.

“Madje nuk mendoj që as punën si ekonomist nuk e keni bë mirë. Mund të qeshni sa të doni, njerëzit janë duke e parë”, i ka thënë Gruda, Muratit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas…