Gërvalla shkon në Gjermani për ta takuar homologen gjermane, kjo është arsyeja
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkuar për vizitë zyrtare në Gjermani të mërkurën, me ftesë të kryediplomates gjermane, Annalena Baerbock.
Lajmin e ka bërë me dije MPJD-ja me anë të një njoftimi për media, duke thënë se pjesë e diskutimeve do të jetë fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës e Gjermanisë, si dhe aspiratat euroatlantike të Kosovës.
“Gjatë vizitës zyrtare në Gjermani ministrja Gërvalla-Schwarz do të zhvillojë takim me homologen e saj gjermane znj. Baerbock, ku do të do të diskutohet për fuqizimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me Republikën Federale të Gjermanisë, integrimin evropian dhe përcaktimin properëndimor të Republikës së Kosovës, për aspiratat euro-atlantike të shtetit të Kosovës”, ka njoftuar MPJD-ja.
Gjithashtu, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe sfida energjetike.