Gërvalla takon sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë

16 shkurt 2024 | 11:56

Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, partneriteti në shumë fusha dhe mbështetja në fushën e sigurisë ishin temat kryesore të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, me Sekretaren e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Susanne Baumann.

Gjatë takimit bilateral, ministrja Gërvalla vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Siguria nacionale dhe globale si dhe rreziqet me të cilat po përballet ajo janë sfida të të gjitha shteteve dhe vetëm me një bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të përbashkëta mund të arrijmë që të krijojmë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në botë”, tha ministrja Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filmi, me Jafar Jackson në rolin e mbretit të popit,…