Gërxhaliu: Alarmante, Serbia lajmëron rritje të importeve nga Kosova për 65 për qind

28 mars 2018 | 15:22

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, (OEK), Safet Gërxhaliu, në prezantimin e studimit rreth barrierave të biznesit në Kosovës, ka thënë se është alarmuese fakti kur Serbia lajmëron rritje të importeve nga Kosova për 65 për qind, ndërsa në Doganën e Kosovës shifrat janë për tri herë më të vogla. “Neve na ka alarmuar rasti kur Serbia lajmëron rritje të importeve nga Kosova për 65 për qind ndërsa ne doganën e Kosovës shifrat janë për 3 herë më të vogla”, është shprehur ai.

Ky, raport vë në pah se masat e reja fiskale reflektuan në performancën e sektorit prodhues.

Sipas kryetarit të OEK-ut, Safet Gërxhaliu, 61 për qind të kompanive të prodhimit presin që të rrisin punësimin,  ndërsa 69 për qind e kompanive të shitjes me pakicë presin që punësimi të mbetet i njëjtë. “61 për qind të kompanive të prodhimit presin që të rrisin punësimin, ndërsa 69 për qind e kompanive të shitjes me pakicë presin që punësimi të mbetet i njëjtë, çka tregon që pritjet për punësim janë më të mëdha se ato për dështim. 79 për qind e kompanive presin që situata të ndryshojë”, ka thënë Gërxhaliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të planit investiv, KEDS-i ka përfunduar projektin energjetik…