Gërxhaliu: Njerëzit e padijshëm nëpër pozita, po e dëmtojnë ekonominë

11 mars 2018 | 13:19

Agjenda e ngarkuar politike në Kosovë e ka lënë nën hije dhe është duke e penguar zhvillimin ekonomik të vendit.

Kështu ka thënë në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu.

Ai ka thënë se komuniteti i biznesit në Kosovë ka kërkuar nga Qeveria që t’i largojë njerëzit joprofesionalë që tashmë janë vënë në pozita kyçe.

“Në takimin e fundit që kishim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku isha me afro 80 biznesmenë dhe kërkesa e tyre ka qenë: ‘Zoti kryeministër, ne nuk kërkojmë ndihmë, vetëm mos na pengoni. Në qoftë se mendoni të na ndihmoni, atëherë eliminoni burokracinë dhemos lejoni që njerëzit e padijshëm të vendosen në pozita kyçe, sepse ata gjenerojnë korrupsion, ata gjenerojnë burokraci dhe nga kjo burokraci, dëmtohet biznesi vendor dhe në të njëjtën kohë dëmtohet imazhi i Kosovës, ndërsa demotivohen i investitorëve të huaj’”, ka thënë Gërxhaliu.

Linku i plotë i intervistës:https://www.evropaelire.org/a/gerxhaliu-tepadijshmit-ne-pozita-demtojne-ekonomine/29091395.html

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences ka nisur në orën…