Ja si e kujton Fiorentina kapitenin Astori

11 mars 2018 | 13:15

Në stadiumin “Artemio Franchi” të Firences ka nisur në orën 12:35 ndeshja e Serisë A në mes Fiorentinës dhe Beneventos, e vlefshme për javën e 28-të, ku të pranishëm janë 35 mijë shikues.

Në stadiumin e mbushur plot, të gjithë kanë nderuar ish-kapitenin e skuadrës së Fiorentinës, Davide Astori, që u nda nga jeta një javë më parë, kur u gjend i pajetë në dhomën e tij të hotelit, para ndeshjes me Udinese (takimet u pezulluan dhe nuk u luajtën të dielën e kaluar).

Të gjithë lojtarët e skuadrës së Fiorentinës kanë zbritur në fushë me fanellën me numër 13 që mbante të veshur Astori, ndërkohë që parullat për ta kujtuar kapitenin nuk kanë munguar në shkallët e stadiumit. Madje edhe në mesin e fushës ishte vendosur një parullë e madhe. Para fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje nga ana e të gjithë personave të pranishëm në stadium, ndërkohë që duartrokitjet e tifozëve nuk pushuan.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se pa…