Gërxhaliu: Para se të shkohet në zgjedhje të miratohet buxheti 2021

22 dhjetor 2020 | 11:38

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se nuk duhet të shkohet në zgjedhje, para së të miratohet buxheti i vitit 2021, pasi që në rast të prolongimit të procesit zgjedhor, atëherë do të kishim kolaps financiar në vend.

“Politizimi i skajshëm i proceseve të rëndësishme në Kosovë dhe efektetet negative të pandemisë Covid-19 në Kosovë, e kanë sjellë Kosovën para sfidave të shumta të natyrës politke, ekonomike, sociale e intergruese, e në veqanti e karkterizon jo stabiliteti politik i cili i vërtetues edhe nga Kushtetuesja me vendimin e mbrëmshit”, tha ai.

Sipas tij Kosova nuk e ka komoditetin ekonomik, që brenda një viti t’i ketë tri qeveri, prandaj e tëra kjo kërkon që politikbërësit të ngriten mbi interesat e partive politike dhe me urgjencë të votojnë Projetkligjin për buxhetin e vitit 2021.

“Edhe pas  vendimit të Kushtetueses ndaj qeverisë, ajo ka të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime, prandaj edhe në rast të votimtit të buxhetit të propozuar aktualisht, qeveria e re e e cila do të dalë pas zgjedhjeve që do të mbahen në 2021, e ka të drejtën e rishikimit të buxhetit të propozuar nga Qeveria dhe Kuvendi aktual, me të vetmin qëllim që të mos paralizohet Kosova në aspektin social, ekonomik e në veçanti pandemik”, u shpreh  ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderja e re, Kylie Jenner, ka revoltuar aktivistët për të…