Gërxhaliu: Për keqardhje mosratifikimi në Kuvend i marrëveshjeve ndërkombëtare

14 tetor 2023 | 19:07

Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë për RTK Radio, se është për keqardhje mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, çka, sipas tij, ndikon keq në imazhin ndërkombëtar dhe zhvillimin e Kosovës.

“Nëse sot kemi marrëveshje strategjike nga të cilat fiton shteti, qytetarët dhe imazhi i Kosovës, e këto nuk votohen, atëherë ky është mjerimi më i madh që ka katandisur vendin dhe parlamentin. Prandaj, vlerësoj se këto pamje që vijnë nga parlamenti janë duke dëmtuar Kosovën në shumë dimensione. Janë të dëmshme në aspektin politik dhe shkatërrimtare në aspektin ekonomik”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar…