Shkon në 158 numri i të helmuarve në Malishevë

14 tetor 2023 | 18:46

Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar në Malishevë, por kjo komunë ka njoftuar se situata është nën kontroll dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente.

Sipas drejtorit për Shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontroll të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i fondacionit “Hasan Prishtina”, Mehmet Prishtina mori pjesë dhe…