Gërxhaliu: Vendimi për taksën në ”Rrugën e Kombit”, i gabuar

27 mars 2018 | 22:16

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë në ”Zona B” se vënia e taksës në ”Rrugën e Kombit” nuk i sjellë përfitim bizneseve por madje as qytetarëve ndërsa e ka cilësuar vendim të ngutshëm.

Gërxhaliu ka potencuar se paraprakisht do duhej të gjendej një alternativë para se të merrej vendimi për vënien e taksës e cila detyron automjetet që do të kalojnë në rrugën e Kombit, të paguajnë shifër e cila varion nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat e deri në 22.5 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.

”Jemi në një situatë ku po vihen barriera bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë. Kjo rrugë e meriton ta ketë epitetin si ”Rrugë e Kombit”, jemi në një formë për të paguar këtë lloj takse por jo kaq të lartë. E kur bëhet kjo taksë e tillë, duhet të ketë dhe alternativë sepse nuk e kanë të gjithë luksin e tillë për të paguar një shifër të tillë. Një taksë e tillë është shumë e ngutshme dhe shumë e lartë. Ky vendim është i gabuar. Jemi në një situatë kur qytetari dhe konsumatori do të jenë të goditur. Në këtë drejtim komuniteti biznesit do ta ngrisë zërin dhe besoj që ky vendim të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Ajo çka i mungon raportit të biznesit Kosovë – Shqipëri është besimi. Në mbledhje të qeverive duhet të dalim nga ai petku i prezantimit medial. Në këtë drejtim qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një tretman të tillë në Shqipëri”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndeshjes festa në zhveshtore ka qenë e madhe. Përfaqësuesja…