Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

16 maj 2025 | 22:33

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, e ka propozuar Gëzim Plakollin si kandidat për kryetar komune.

Në njoftim u tha se me këtë vendim konfirmohet besimi i plotë në përvojën e Plakollit për ta udhëhequr Mitrovicën.

“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për Kryetar Komune”.

“Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur”, thuhet në njoftim, transmeton Periskopi.

Më herët, LDK-ja e ka konfirmuar se Gazmend Muhaxheri do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Pejës.

Njoftimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së ka thënë se…