Gëzuar Pashkët, me fat e mbarësi për të gjithë!

30 mars 2024 | 22:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u ka uruar Pashkët të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve tanë të besimit katolik dhe protestant.

“Në këtë ditë të frymës së mirësisë, shpresës së ardhur falë përpjekjes dhe sakrificës, uroj që kjo festë në familjet tuaja dhe në gjithë shoqërinë tonë të vijë me shëndet e begati, dashuri e ngrohtësi për njëri-tjetrin dhe pranë njëri-tjetrit, secili i mbushur me besim e shpresë për të ardhmen e përbashkët”.

“Kjo festë na sjell mesazhin e besimit, angazhimit për atë që është e mirë, thirrje për të përqafuar të drejtën, për të punuar për një shoqëri që me sakrificë i tejkalon vështirësitë përpara e i hap vetes të ardhmen shpresëplotë. Gëzuar Pashkët, me fat e mbarësi për të gjithë!” , ka shkruar në “Facebook” Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"As nuk pres nga SHBA-të që ta shohin Beogradin zyrtar…