Giggs: Cavani, supergoditje nga Unitedi

22 tetor 2020 | 20:05

Edinson Cavani është goditja e madhe e Manchester Unitedit në merkato.

“El Matador” është prej vitesh një ndër goleadorët më të mirë në planet dhe Ryan Giggs, trajneri i Uellsit dhe ish-lojtari i njohur i klubit të Premierë Ligës ka thurur elozhe për 33-vjeçarin në një deklaratë për YouTube Webby & O’Neill.

“Në ndeshjen time të dytë si trajner i Uellsit, u përballa me Uruguain dhe Cavani luajti në atë sfidë. Mund të them se atë ditë ishte më mirë se Luis Suarezi. Dua të tregohem i sinqertë, nuk e mendoja se ishte kaq futbollist i mirë. Cavani nuk luan ndeshje zyrtare prej muajsh, por Manchester Unitedi ka gjetur saktësisht atë që i duhej dhe çfarë prisnin tifozët: një qendërsulmues, një bomber të vërtetë. Në ekip janë edhe Rashford e Martial, të cilët janë gjysmanësor dhe gjysmësulmues. Ndërsa Cavani është një sulmuesi i vërtetë, ka përvojë, shpresoj të bëjë gjëra të mira tek United dhe t’i ndihmojë shokët e skuadrës për t’u përmirësuar. Njësoj siç ka bërë Bruno Fernandes”, ka thënë Giggsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohimi i krimeve të luftës në Kosovë, deklaratat për fshehjen…