Gigi Hadid flet për lindjen e vajzës: E dija që…

05 shkurt 2021 | 11:15

“Dhimbje kafshërore”- Gigi Hadid flet për lindjen e

Modelja e njohur, Gigi Hadid, ka folur për përvojën e saj gjatë shtatzënisë dhe më pas sjelljes në jetë të vajzës, Khai.

Vetëm 120 ditë pas lindjes, ajo ka pozuar për Vogue, ku edhe rrëfeu gjithçka. Modelja tha se fëmijën e solli në jetë në fermën e familjes së saj dhe se ishte partneri, Zayn Malik ai që e priti të porsalindurën.

“Dhimbje kafshërore”- Gigi Hadid flet për lindjen e

25-vjeçarja tha se kishte vuajtur jo pak, por 14 orë, ndërsa dhimbjet e lindjes i përshkroi si “kafshërore”.

Ajo tha se pasi kishte sjellë në jetë të bijën, as që e kishte idenë se kishte lindur, ndërsa e kishte kuptuar disa sekonda më pas, ku mes rraskapitjes, pa partnerin me vogëlushen në krah.

“E dija që do të përjetoja dhimbjen më të çmendur, por duhet t’i dorëzohesh asaj. Kjo ishte ajo që unë doja dhe thellë thellë ishte diçka e bukur. E di që tani, pas lindjes së vajzës, jam rritur, nuk jam më e vogël si më parë”, tha Gigi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës…