Gigi Hadid nderohet me çmimin “Power of Women”

07 prill 2019 | 23:25

Gigi Hadid u nderua me çmimin “Power of Women” (“Fuqia e Grave”) nga Variety.

Supermodelja 23-vjeçare është vlerësuar për punën e saj si bamirëse gjatë viteve të fundit si ambasadore e UNICEF-it.

Ylli i pasarelave shfrytëzoi famën e saj për të promovuar dhe frymëzuar për një botë më të mirë.

“Po, ne mund të bëjmë bamirësi. Ne mund ti ndihmojmë ata. Çdo donacion shpëton jetë dhe ndihmon njerëzit. Janë qenie njerëzore po ashtu si ne. Bëhuni zë për dikë, mbështesni dikë, inkurajoni dikë, tregoni dikujt se si ata ju frymëzojnë”, ka thënë Hadid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtarja e UÇK’së Fetnete Ramosaj është varrosur sot në varrezat…