Giorgia Meloni takohet me Marco Rubio mes tensioneve Itali-ShBA për Iranin
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është takuar të premten me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një moment tensioni të pazakontë midis qeverisë së saj dhe administratës së presidentit Donald Trump, kryesisht për shkak të luftës me Iranin.
Rubio është në Itali për një udhëtim dyditorë që synon të lehtësojë lidhjet me Papa Leonin pas sulmeve të papara ndaj Papës nga Trumpi, ndërsa gjithashtu do të adresojë zhgënjimin e Uashingtonit për refuzimin e Italisë për të mbështetur luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, raporton “Reuters”.
Meloni kishte qenë një nga mbështetëset më të vendosura të Trumpit në Evropë, duke kultivuar lidhje të ngushta me të dhe duke e paraqitur veten si një urë natyrore midis Uashingtonit dhe shteteve të tjera të BE-së që nuk kishin asnjë afinitet të natyrshëm politik me udhëheqësin republikan të ShBA-së.



