Giresse: Është e qartë se në Kosovë të gjithë presin rezultate

28 shkurt 2022 | 17:25

Trajneri i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Alain Giresse, ka folur për medien franceze “Europe 1 Sport” lidhur me angazhimin e tij të ri në krye të “dardanëve”. Ai ka theksuar se do të krijojë një ekip me lojtarë të rinj.

“Këto janë rrethanat dhe këto janë mundësitë. Unë e njoh Kosovën. E kisha vizituar këtë shtet kur isha trajner i Senegalit. Kam kontaktuar me zyrtarë të futbollit atje. Rezulton se më kanë kontaktuar dhe kam dashur të jem në aksion, në aktivitet. U bë shpejt, thjesht, unë u regjistrova me Kosovën për dy vjet. Të gjithë presin rezultate, kjo është e qartë, por duhet të dini se kjo kombëtare ekziston vetëm gjashtë vjet. Ne duhet të vazhdojmë të krijojmë një ekip, me lojtarë të rinj që kanë filluar të forcohen”, ka thënë Giresse.

Më tutje, trajneri francez ka shtuar se tash e pret Liga e Kombeve dhe ka kërkuar që të përparonin si ekip.

“Është një punë ndërtimi dhe me Ligën e Kombeve që vjen (nga 2 qershori deri më 27 shtator), ne duhet të përparojmë. Unë kam qenë në vende të Afrikës dhe veçanërisht në Gabon (trajner midis 2006 dhe 2010), ku gjeta disi të njëjtat kushte. Ju duhet të ndërmerrni, përgatitni, strukturoni sportivisht një përzgjedhje”, ka deklaruar trajneri i ri i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca turke ka paralajmëruar një takim i cili pritet të…