Girona fiton dhe mban kreun e La Ligas

02 dhjetor 2023 | 18:41

Girona nuk ka ndërmend ta lëshojë kreun e tabelës.

Duke qenë një nga surprizat më të bukura të këtij sezoni në Spanjë. Skuadra katalanase përmbysi 2-1 Valencian. Tre golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit. Të parët kaluan në avantazh miqtë në minutën e 56-të.

Hugo Duro përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes vendase, marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë. Trajneri Michel aktivizoi Cristhian Stuanin 15 minuta përpara fundit, dhe sulmuesi uruguaian i dhuroi fitoren e artë Gironas me dopietë personale.

Girona kryeson e vetme La Ligan me 38 pikë pas javës së 15-të, duke qenë tri pikë mbi Realin e Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshje të dendura bore kanë vështirësuar jetesën për disa mijëra…