Bora ‘paralizon’ Europën – Bllokohet Gjermania, alarm për orteqe në Zvicër e Austri!

02 dhjetor 2023 | 18:32

Reshje të dendura bore kanë vështirësuar jetesën për disa mijëra qytetarë në Evropën qendrore.

Gjermania, Austria dhe Zvicra janë vendet më të prekura.

Në aeroportin e Mynihut, të gjithë avionët qëndruan në tokë, me fluturimet e anuluara deri mëngjesin e së dielës.

Dëbora e dendur ka paralizuar gjithashtu shërbimet hekurudhore të landit të Bavarisë. Trenat nga dhe drejt Mynihut kanë qëndruar pa lëvizur.

Banorët në jug të Gjermanisë janë angazhuar në pastrimin e dëborës nga rrugët dhe makinat e tyre.

“Është gjithmonë kështu me ngrohjen globale. Më parë ishte shumë ngrohtë, ndërsa tani kemi shumë dëborë”, deklaroi një qytetar në Gjermani.

Reshjet e dëndura kanë komplikuar gjithashtu trafikun në rrugët e Republikës Çeke, si dhe furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit.

Ndërsa në Austri dhe Zvicër, dëbora ka detyruar autoritetet të japin alarmin nga rreziku i ortekëve.

/Euronews Albania/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike të…