Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD së Rithemelimit

02 dhjetor 2023 | 17:57

Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të Partisë Demokratike të Rithemelimit, pas votimit në Kuvendin Kombëtar.

“Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë. Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203. Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme. Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë”, tha eksperti i çështjeve ligjore, Ivi Kaso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy javësh nga kërkesa ‘urgjente’ e Prokurorisë së Specializuar…