GIZ-i furnizon Skenderajn me 500 kontejnerë për mbeturina

25 maj 2018 | 15:27

Komuna e Skenderajt në kuadër të Projektit “Shërbimet e Qëndrueshme Komunale” është furnizuar me 500 kontejnerë të madhësisë 120 dhe 100 litra. Kontejnerët për mbeturina janë donacion nga GIZ-i gjerman.

“Ky donacion do t’i shërbejë Komunës së Skenderajt për një Mjedis më të pastër. Falënderojmë GIZ-in për përkrahjen në fushën e menaxhimit të mbeturinave”, është thënë në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Ndërsa, në vazhdën e angazhimit për një ambient më të pastër, Komuna e Skenderajt, të premten ka bërë largimin e mbeturinave në Runik të ish-Shtëpia e Kulturës, iniciativë kjo që ka filluar ditë më parë. Ish-Shtëpia e Kulturës ishte shndërruar në deponi ilegale për mbeturina, por tani është pastruar e tëra, dhe është bërë edhe trasimi me zhavorr i hapësirës ku gjendet ky objekt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga shpërthimi që ka ndodhur në një depo të derivateve…