Gjakova lanson platformën për gjobat mandatore

10 maj 2018 | 13:47

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe me komandantin e policës ka mbajtur të enjten mbledhje me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lansuan platformë për shqiptimin e tyre.

“Do të provojmë që qytetin e Gjakovës ta shohim si qytetin më të pastër të Kosovës. Unë bashkë me ju dhe me të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm do ta bëjmë Gjakovën më të pastër. Bindjet e mia të thella janë se nëse ndonjëherë dikush ju flet për patriotizëm për komb, për shtet dhe hedh një kanaçe për dritare të automjetit mos i besoni. Minimumi i minimumit që mundet dikush për të vepruar për vendin e vet është të paktën ta mbajë të pastër”, është shprehur Gjini.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se Ligji për shqiptimin e gjobave do të funksionojë përmes përmbaruesit privat, i cili mjetet e personave të gjobitur do t’i tërheq në afat brenda 15 ditësh. “Në shqiptimin e këtyre gjobave do të jetë edhe asistenca e pa munguar e Policisë së Kosovës”, ka thënë komandanti i stacionit policorë në Gjakovë, Krist Gjoka.

19 zyrtarët komunalë do të jenë në aksion të përditshëm për shqiptimin e këtyre gjobave kostoja e të cilave është e përcaktuar me ligj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e…