Gjakova në finale të Evropianit

17 prill 2021 | 16:10

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë.

Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili e mposhti zviceranin Nils Stump me hedhje maestrale në fillim të kohës shtesë.

Për Akilin është suksesi më i madh në karrierë. Ai synon të artën. Përballë në finale do ta ketë izraelitin Tohar Butbul.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrata e Zinedine Zidane me Real Madrid përfundon në verën…