Gjakovari “kapadai”, e shtynë me automjet policin në Babaj i Bokës, arrestohet

07 maj 2022 | 00:32

Policia e Kosovës ka arrestuat të premten rreth orës 12:00 një person në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë, pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor.

Sot në këtë fshat festohet Shëngjergji, dhe tubohen me mijëra njerëz e besimtar.

Siç njofton zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, nuk ka përfillur urdhrin e policisë për për të lëvizur prapa me automjet.

I njëjti në kundërshtim me urdhërate e dhënë nga zyrtaret policor  ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor.

“Sot me date 06.05.2022 rreth orës 12:00 ne fsh. Babaj i Bokes,derisa zyrtarët policor kane qenë të angazhuar sipas detyres zyrtare ne rregullimin e e komunikacionit.

I dyshuari ka refuzuar te përfill urdhërin e zyrtarit policor për te lëvizur prapa me automjet dhe ne kundërshtim me urdherat e dhënë nga zyrtaret policor dhe i dyshuari ka vazhduar lëvizjen para duke e shtyrë me automjet zyrtarin policor”, tha ai për Paparacin.

I arrestuari me vendim të Prokurorit mbahet në ndalim policor për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Alban Lumi FC Ballkani i themeluar në vitin 1947,…