
Gjakovarja mashtrohet nga dy meshkuj, ia morën 4 000 euro kinse për ta pajisur me vizë
24 prill 2022
| 10:00
Dy të dyshuar meshkuj janë prangosur nën dyshimet për mashtrimin e një gruaje.
Sipas policisë, të dyshuarit ia kanë marrë viktimës 4 000.00 euro kinse për ta pajisur me vizë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
MASHTRIM/Gjakovë, 12.02.2022-09:50. Lidhur me rastin me date 23.04.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë mashtruar viktimën femër kosovare duke i marrë shumën prej 4000 euro kinse për ta pajisur me vizë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.