Gjakovë, gjendet një person pa shenja jetë në një veturë

10 prill 2023 | 13:12

Të hënën rreth orës 12:00 një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka shtuar se rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 11:40 në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë është raportuar se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë”.

“Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast ‘Hetim i vdekjes’. Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai për “Klan K”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë lënduar si pasojë e rënies së ashensorit…