Gjakovë: Rrahje mes vëllezërve, e pëson edhe nëna e tyre që u mundua t’i ndante

26 maj 2024 | 09:16

Pas sulmit fizik midis dy vëllezërve në Gjakovë, nëna e tyre ka pësuar lëndime trupore.

Siç njofton Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, kjo ndodhi gjatë kohës sa ajo tentoi të ndërhynte mes tyre.

Teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, njëri nga ta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka bërë…