Gjashtë gola në ndeshjen Drenica-Trepça ’89

28 qershor 2020 | 19:03

Në ndeshjen e zhvilluar në Skenderaj mes Drenicës dhe Trepçës ’89 janë realizuar gjashtë gola, kurse fituese doli skuadra mysafire me rezultat 2-4.

Në pjesën e parë për vendasit shënuan Shillova dhe Hyseni, kurse për mysafirët Avdyli dhe Hoti (2-2). Në pjesën e dytë mysafirët nga Mitrovica ishin skuadër më e mirë dhe arritën fitore falë dy golave që i shënuan Leart Emini dhe Berat Ahmeti.

Pas tri pikëve të reja89-shi ka bërë një hap të madh drejtë mbetjes në elitë, kurse tash renditet në vendin e nëntë me 31 pikë, kurse Drenica është një pozitë më lartë me 35 pikë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës nga Gjilani vazhdon të jetë e pagabueshme…