Gjashtë komuna arrijnë marrëveshje bashkëpunimi ndërkomunale

12 dhjetor 2023 | 12:24

Komuna e Prishtinës, ajo e Podujevës, Lipjanit, Obiliqit, Fushë-Kosovës dhe Graçanicës kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi ndërkomunale në të mirën e qytetarëve të këtyre komunave.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe pesë komunave tjera për të mirën e qytetarëve tanë, u vulos sot me nënshkrimin e marrëveshjes me kryetarët e Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi, atë të Lipjanit, z. Imri Ahmeti, z. Xhafer Gashi të Obiliqit dhe nënkryetarët e Fushë Kosovës, z. Besnik F Osmani dhe z. Leutrim Ajeti të Graçanicës. Përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale ne do të bashkërendojmë aktivitetet tona në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave”, ka shkruar në “Facebook” Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mianmari tani është prodhuesi më i madh në botë i…