Gjashtë persona të lënduar në aksident komunikacioni në Ferizaj

14 gusht 2018 | 00:08

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në Ferizaj, në vendin e quajtur Fusha e Pajtimit, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Insajder”-in, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. “Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”, ku si pasojë e goditjes në mes dy veturave, janë lënduar gjashtë persona. Ata momentalisht janë bartur në Spitalin e Ferizajt, dhe janë duke marrë trajtimin mjekësor. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Basketbollit të Bosnje dhe Hercegovinës njoftuan me rastin…