Gjashtë raste të reja me Covid-19 dhe dy të shëruar

25 maj 2020 | 20:23

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar gjashtë raste me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit gjashtë raste (sipas vendbanimit: gjashtë raste Romajë).

IKSHPK-ja ka njoftuar se sot janë shëruar edhe dy pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur 791.

Nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë me dije sot se nga data 28 maj, do të fillojë lehtësimi i mëtejshëm i masave të izolimit kundër Covid-19.

“Ndër masat lehtësuese është hapja e objekteve fetare nga data 28 maj. Po ashtu orari i lëvizjes do të ndryshojë, do të largohen masat për lëvizje të qytetarëve dhe ky orar do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00, pa kufizime”, ka deklaruar Vitia.

Po ashtu ai ka theksuar se varësisht nga situata epidemiologjike, deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Sa i përket hapjes së kufijve, ministri Vitia ka pohuar se ende nuk ka ndonjë vendim dhe se gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike dhe nga shtetet e tjera.

Ndërkaq, sa i përket hapjes së shkollave dhe kopshteve të fëmijëve, Vitia ka thënë se po bëhen diskutime të vazhdueshme me Ministrinë në detyrë të Arsimit dhe se në qershor mund të ketë lehtësim të masave.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.56.574 raste të Covid-19 dhe 348.223 raste të vdekjes.

(Mal Qorraj / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agnesa Elshani, dizajnere enterieri dhe pronare e ‘p’rralla dekor’, ka…